Berisha publikon videon: Çfarë deklaron Presidenti i Francës pas vendimit kundër hapjes së negociatave - Bota Sot
Berisha publikon videon: Çfarë deklaron Presidenti i Francës pas vendimit kundër hapjes së negociatave

Shqipëria

Berisha publikon videon: Çfarë deklaron Presidenti i Francës pas vendimit kundër hapjes së negociatave

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 10:52
Emannuel Macron

Ish-kryeministri Sali Berisha një deklaratë të Presidentit francez Emannuel Macron sipas të cilit, nuk kishte një shumicë për hapjen e negociatave me Shqipërisë përkundër qëndrimit ndaj Maqedonisë.

Në deklaratën e cituar nga Berisha, Macron thotë se ndarja e Maqedonisë me Shqipërinë do të ishte një “gabim i tmerrshëm për Ballkanin”.

Sali Berisha:

Presidenti Macron u thotë shqiptareve të vërtetën:

Hapjen e negociatave me Shqiperine e kundershtuan shumica e vendeve te BE”

Kete deklaron boterisht Presidenti i Emanuel Macron. Ai hedh poshte mashtrimin e kreut te meduzes Edvin Kristaq Mafia dhe velines se tij Sugar Cakajt!

Euronews jep deklaraten me ze, figure dhe twitter te presidentit Macron!

Ketu me poshte keni videon e deklarates te Presidentit te Frances, Macron ne Euronews. Ndiqeni ate. sb

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat