Plotësimi i Kushtetueses, juristët: Dekretimi i Besnik Muçit nga presidenti, i ligjshëm

Shqipëria

Plotësimi i Kushtetueses, juristët: Dekretimi i Besnik Muçit nga presidenti, i ligjshëm

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:03
Ilir Meta, Besnik Muçi

Që prej së hënës Gjykata Kushtetuese ka dy anëtar. Vitore Tushës, e cila qëndron në detyrë deri në zëvendësimin e saj pasi i ka përfunduar mandati, i shtohet edhe ish-prokurori Besnik Muçi, i cili u dekretuar nga Presidenti, dhe bëri betimin si anëtar i kësaj gjykata.

Por zgjedhja e Muçit nga lista me tre emra që iu dërgua kreut të shtetit ngjalli debate për faktin, se ish-prokurori nuk e ka kaluar ende te dyja shkallët e vettingut.

 Por sipas juristit Ferdinad Doja kjo nuk përbën shkelje.

Ferdinand Doja: Nuk përben aspak shkelje sepse neni 125 i kushtetutës parashikon kriteret për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht ka të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një person për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në këtë dispozitë nuk thuhet që personi që kandidon për Gjykatë Kushtetuese ose emërohet në Gjykatën Kushtetuese duhet me patjetër të ketë kaluar vettingun.

Juristi Doja thotë se Muçi do të vijojë detyrën derisa KPA të marri vendimin për qëndrimin apo jo të tij në sistem dhe nëse ai shkarkohet Gjykata Kushtetuese do të detyrohet të shpallë vakancen.

Ferdinand Doja: Në ditët në vijim do vazhdojë edhe procesi i vettingut për të. Në rast se do ta kalojë vettingun do të vazhdojë të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, në rast se nuk e kalon do dekretohet një person tjetër. 

Për vënien në punë të Gjykatës Kushtetuese nevojiten minimalisht 5 anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat