Negociatat, Balla: Deri në samitin e Zagrebit do të ketë reflektim

Shqipëria

Negociatat, Balla: Deri në samitin e Zagrebit do të ketë reflektim

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:39
Taulant Balla

Socialistët shpresojnë se vendet e Bashkimit Evropian do të reflektojnë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në samitin e Zagrebit që do të mbahet në maj 2020.

60 parlamentarë nga dy vendet aspirante për anëtarësim në BE u mblodhën këtë fundjavë në Pogradec, në seminarin e organizuar nga OSBE/ODIHR "Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla bëri thirrje për vijimin e reformave, pavarësisht mosvendimit siç e quajti ai atë të Brukselit.

Balla:  Unë kam studiuar në Rumani, kur Rumania diskutonte anëtarësimin. Ata kaluan shumë më lehtë përgjatë këtij procesi dhe tani na kërkojnë shumë më shumë. Por unë besoj se do të ketë reflektim dhe se deri në Samitin e Zagrebit për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Maj 2020, me siguri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisim bisedimet për anëtarësim.

Balla nënvizoi si një çështje të rëndësishme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Balla: Brenda dhjetorit të këtij viti ne do të kemi miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meqenëse në këtë tryezë ka përfaqësues të shumicës por edhe të opozitës parlamentare, unë dua të shpreh nevojën që Shqipëria, brenda dhjetorit të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  Apeli im, edhe për grupimet e tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, është që, përtej interesave politike që mund të kemi, adresimi i nevojave të ndryshimit të Kod Zgjedhor të rekomandimeve të ODIHR-it duhet të jetë i menjëhershëm.

Duke u ndalur në temën e takimit Balla vuri në dukje përmirësimet e ndjeshme që ka marrë gruaja në institucionet publike dhe qeverisjes vendore në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat