Lindja e një fëmijë pa partner, trendi botëror që po përqafohet dhe nga Shqipëria

Shqipëria

Lindja e një fëmijë pa partner, trendi botëror që po përqafohet dhe nga Shqipëria

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Sjellja në jetë e një fëmije pa babain tashmë është kthyer në trend edhe në vendin tonë. Një gjë të tillë e konfirmon edhe obstetergjinekologu, Albert Cakoni, i cili thotë se ka një rritje të numrit të femrave që duan të kenë një shtatzëni me ngjizje artificialë.Ndërsa për sociologët kjo risi ka ardhur si pasojë e hapjes së mendësisë së gruas dhe pavarësisë ekonomike.

Sjellja në jetë e një fëmije pa një partner tashmë është kthyer në trend edhe në vendin tonë.

Shumë femra në vendin tonë po e marrin këtë shembull nga vendet e zhvilluara.

Kri është vetëm 21 vjeç dhe tregon se pavarësia ekonomike e saj ja lejon që ta bëjë një fëmijë në të ardhmen dhe ta rrisë e vetme, pasi të pasurit të një bashkëshorti e sheh më shumë si pengesë.

"Nuk do të më duhet askush në krah. Unë dua thjesht të lind një fëmijë me dikë dhe të vazhdoj karrierën time dhe gjërat e mia.U them të gjithë femrave se nëse e duan diçka, patjetër që do ta arrijnë."

Në fakt kjo është një risi për vendin tonë. Një gjë të tillë e konfirmon edhe obstetergjinekologu, Albert Cakoni, i cili thotë se ka një rritje të numrit të femrave që duan të kenë një shtatzëni me ngjizje artificiale.

Cakoni: Kanë filluar dhe këtu femra që vinë pa bashkëshortin, ose nuk preferojnë të thonë se kush është bashkëshorti, bëjnë lindje dhe e marrin fëmijën vetë, kanë vetëm nënësinë.Ka që bëjnë donacion spermën dhe mund të marrin në bankën e spermës donacion dhe të bëjnë fekondimin. Nuk është aq e përhapur sa në botë, por ka absolutisht.

Sociologia, Entela Binjaku, deklaron se kjo risi ka ardhur si pasojeë e hapjes së mendësisë së gruas dhe pavarësisë ekonomike, duke bërë që të rritet edhe roli vendimmarrës i saj.

Binjaku: Është një dukuri që ka ardhur kryesisht me pavarësimin e gruas shqiptare, me hapjen e mendësisë së gruas edhe në drejtim të guximit të disa nismave që në përgjithësi kanë qenë konsideruar si nisma të marra vetëm në çift.

Sociologët shprehen se ndryshe nga vendet e zhvilluara, në vendin tonë ende nuk ka shifra sa i përket kësaj risie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat