Greqia me deklarim zyrtar për negociatat BE-Shqipëri

Shqipëria

Greqia me deklarim zyrtar për negociatat BE-Shqipëri

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Greqisë ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zyra e diplomacisë helene ka bërë të qartë pozicionin e saj pro iniciativës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në deklaratë thuhet se Greqi do t’i mbështesë vendet e rajonit në këtë proces dhe i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të mirën e rajonit.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë:

Kjo perspektivë u hap në samitin e BE-së të zhvilluar në Selanik në 2003 dhe të cilën Greqia e mbështeti me të gjitha forcat si rruga për konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e bëra nga vendet e rajonit për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në familjen tonë europiane. Për të arritur këtë qëllim, ne i inkurajojmë këto vende që të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën e reformave, të cilat mund të kenë vetëm një efekt pozitiv në qasjen e tyre ndaj Bashkimit Europian dhe në jetën e qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të realizuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, për të mirën e rajonit dhe vetë Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat