Mrekulli në Berat- Makina merr flakë në ecje, drejtuesi i mjetit shpëton në kohë

Shqipëria

Mrekulli në Berat- Makina merr flakë në ecje, drejtuesi i mjetit shpëton në kohë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 21:28
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët përgjatë aksit Berat-Drobonik, ku drejtuesi ka shpëtuar për mrekulli.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, i cili u shkrumbua plotësisht ka dalë nga makina pa pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse që mundësuan shuarjen e flakëve në më pak se 10 minuta. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Drobonik ku automjeti po lëvizte në drejtim të qytetit të Beratit.

Në zonë kanë shkuar edhe forca të shumta ekspertësh të policisë së Beratit,që po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit në automjet. Vetë drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Arben Arapi, banues në fshatin Starovë të rrethit të Beratit,ka deklaruar jashtë kamerave se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Beratit, kur ka ndjerë një djegieje në kroskot.

Në këto momente ai ka dalë jashtë automjetit dhe sapo ka dalë automjeti është përfshirë me shpejtësi nga flakët e zjarrit,duke u shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri,ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në sistemin motorik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat