“Ndjeva nxehtësi në kroskot” 27 vjeçari shpëton mrekullisht, pamjet e makinës që mori flakë në ecje

Shqipëria

“Ndjeva nxehtësi në kroskot” 27 vjeçari shpëton mrekullisht, pamjet e makinës që mori flakë në ecje

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Berat-Drobonik. Makina tip “Fiat Punto” me targa AA 891 JH, ka marrë flakë në ecje dhe fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse që mundësuan shuarjen e flakëve në më pak se 10 minuta.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Drobinik dhe automjeti po lëvizte në drejtim të qytetit të Beratit.

Në zonë kanë shkuar edhe forca të shumta ekspertësh të policisë së Beratit, që po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit në automjet.

Vetë drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari, Arben Arapi, banues në fshatin Starovë të rrethit të Beratit, ka deklaruar jashtë kamerave se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Beratit, kur ka ndjerë një djegieje në kroskot, përcjell oranews.

Në këto momente ai ka dalë jashtë automjetit dhe sapo ka dalë automjeti është përfshirë me shpejtësi nga flakët e zjarrit, duke u shkrumbuar totalisht.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në sistemin motorrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat