Trafiku në Elbasan kthehet në shqetësim serioz për qytetarët

Shqipëria

Trafiku në Elbasan kthehet në shqetësim serioz për qytetarët

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:28
Elbasan

Qytetarët në Elbasan ankohen për trafikun e rënduar që shkaktohet çdo ditë në aksin nga kryeqëzimi i Cërrikut deri te ura e Shkumbinit.

Edhe në videon që një qytetar ka dërguar në “Ti raporton” (+355 69 313 1311) në Top Channel, shihet trafiku i rënduar në këtë aks. Qytetari thotë se ka raste që qëndrojnë të bllokuar me orë në trafik.

Sipas tij, bashkia e Elbasanit nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të normalizuar gjendjen, ndonëse problemi është i vazhdueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat