Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, nusja që dyshohet se helmoi dhe mbyti vjehrrën

Shqipëria

Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, nusja që dyshohet se helmoi dhe mbyti vjehrrën

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:54
Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën

Është shtyrë dhënia e vendimit për Marjana Çmetën, e cila akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në seancë e prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, pasi është betuar ai anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues.

Prokuroria ka kërkuar 35 vite për Çmetën, pasi dy vjet më parë ajo dyshohet se ka helmuar dhe më pas ka mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.

Në seancën e sotme ishte e pranishme Çmeta dhe ish-bashkëshorti i saj, Oltjon Lami.

Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor, ora 9:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat