“Ne nuk do të presim”, Rama i prerë: Ja kur dhe me kë do ta votojmë Reformën Zgjedhore

Shqipëria

“Ne nuk do të presim”, Rama i prerë: Ja kur dhe me kë do ta votojmë Reformën Zgjedhore

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:46
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot prerë se shumica qeverisëse nuk do të presë për të finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri ka theksuar se Reforma Zgjedhore do të votohet në Parlament, brenda këtij viti, në zbatim të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Reformën Zgjedhore do e bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces se do e votojme në parlament dhe në parlament ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e Reformës Zgjedhore ku ka edhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtëparlamentare. Ne nuk do presim, brenda këtij viti do miratojmë Reformen Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE ODIHR. Me ata që do binden do votojme Reformën Zgjedhore”- tha ai.

“Miratohet me ose pa PD brenda dhjetorit”/ Bundestagu e vendosi një nga kushtet, Rama mbledh Kryesinë, diskutime për Reformën Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kete te hene Kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa pritet të diskutohen një sërë tematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës zgjedhore, e cila do të bëhet zhvillohet me dy faza. Në fazën e parë pritet të votohen në parlament rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa në të dytën priten të shqyrtohen pozicionet politike mes maxhorancës dhe opozitës, brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Kryesia e PS mblidhet pak ditë pasi Këshilli i Evropës vendosi të mos çel negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, ndërsa pritet për t’u parë nëse kjo temë do të jetë objekt diskutimi nga PS. Kryesocialisti Edi Rama ka theksuar pak ditë më parë se reforma zgjedhore do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, sipas tij, e cila do duhet të përfundoj në dhjetor të këtij vitit do të votohen në parlament rekomandimet e OSBE për tre proceset e fundit zgjedhore. Pjesa e dytë e reformës zgjedhore, e cila ka të bëj me çështjet e ndjeshme dhe flitet për pozicionet politike të maxhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare mbete për tu rishqyrtuar”-tha gazetari i BW.

Pak ditë më parë shefi i qeverisë u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me ose pa Partinë Demokratike, brenda muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat