Pas largimit të bujshëm, rishfaqet Adi Krasta

Shqipëria

Pas largimit të bujshëm, rishfaqet Adi Krasta

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:41
Adi Krastës dhe Anisa Markarian

Pas largimit të bujshëm nga ‘’News 24’’, shoqëruar me mjaft polemika dhe debate lidhur me censurën dhe lirinë e medias, rishfaqet moderatori i njohur Adi Krasta.  

Këtë here jo në një ekran, por në një hapësirë krejtësisht të lirë

Ai publikon në profilin e tij në Facebook se sot do të intervistojë ish-aktoren e njohur, shkrimtaren dhe mjeken Anisa Markarian. Krasta lajmëron se ai do ta intervistojë Markarianin te Instituti Hidrologjik në orën 20:00, por pavarësisht kureshtjes së fansave të tij se në cilën media do të transmetohet intervista, prezantuesi i njohur nuk ka dhënë informacione të tjera për këtë pyetje.  

Njoftimi i Adi Krastës:

Anisa Markarian kthehet në Tiranë si autore. Sonte në 20:00 do e intervistoj në Institutin e Studimeve Hidrologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat