Apeli i nënës 70-vjeçare për fëmijët e larguar në Siri: Shteti të na i kthejë!

Shqipëria

Apeli i nënës 70-vjeçare për fëmijët e larguar në Siri: Shteti të na i kthejë!

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:58
Asije Shuli

Asije Shuli, nëna 70 vjeçe e Krenar Shulit, një prej të rinjve pogradecarë që ka dhënë jetën në Siri në krah të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Asije Shuli: I lutem shtetit të na kthejë fëmijët

Sa kohë keni që nuk keni kontakt?

Asije Shuli: Dy vjet

Sa vjeç janë fëmijët e djalit?

Asije Shuli: Një 17, një 13, një 6, një 3 dhe një 2. I lutem shtetit të na kthejë fëmijët

Në banesën e familjes, në Guras të Pogradecit gruaja prej dy vitesh qan vdekjen e djalit dhe kërkon kthimin e 5 nipërve e mbesave që i kanë mbetur të bllokuar në frontet e luftës.

Kthimin e birit në shtëpi e presin edhe në shtëpinë e Ervis Alinjit në Leshnicë të Pogradecit. I riu u largua 8 vite më parë dhe është raportuar se është vrarë në 2013 në Siri, por prindërit e tij ende besojnë se ai është gjallë.

“Dua të më thotë në telefon që është mirë”

Ata akuzojnë Almir Dacin, ish-imamin e xhamisë së fshatit si njeriu që i rekrutoi. Ky i fundit u bë i njohur kur kërcënoi Ballkanin për llogari të Shtetit Islamik, por humbi jetën atje.

Në banesën e tij në fshat kanë mbetur dy prindërit, të cilët nuk dinë asgjë për fatin e tre prindërve dhe nuses së djalit.

“Të kthehen fëmijët, pse mos kthehen”

Kjo është xhamia e Leshnicës, ku Almir Daci predikoi dhe më pas dyshohet se nisi disa të rinj shqiptarë të luftonin në Siri për të ashtuquajturin shtetin islamik. Disa prej tyre morën me vete edhe familjare, që tashmë kanë mbetur të bllokuar në Sirinë e shkatërruar nga luftërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat