Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas mbledhjes me aleatët.
“E jona nuk është vetëm politike, është një axhendë që ka të bëjë e integrimin e Shqipërisë në BE. Shkaktari i kësaj situate është Rama. Maqedonia ishte shteti që u ndëshkuar për shkak të qeverisë shqiptare. Pa zgjidhjen e krizës shqiptarët nuk kanë mundësi të ecin para. Ne nuk bëjmë asnjë hap të gabuar.
Ajo që në duam është, që e ardhmja e Shqipërisë është BE. 99 përqind e shqiptarëve e duan BE. Rama luajti me ëndrrën e tyre. Drita jeshile janë 9 kushtet”, tha ajo.