"Financial Time": Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gabim historik

Shqipëria

"Financial Time": Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gabim historik

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:47
Emmnauel Macron

"Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për tu bërë fuqi gjeopolitike".

Kështu e nis editorialin prestigjiozja "Financial Times" në një shkrim për procesin e hapjes së negociatave.

Sipas "FT", blloku duhet të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj të reformojë veten.

Bllokimi i hapjes së negociatave shkruan "FT" erdhi pikërisht nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Më tej FT shkruan se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të arritur deri në këtë pikë.

"Shqipëria u përkul përpara presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një Komision i pavarur, ndërsa i dha agjencisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar në mënyrë të konsiderueshme më tej, madje ka ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje dy-dekadëshe me Greqinë dhe të hapë një rrugë për në BE. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, tregoi guxim të madh për të pranuar këtë marrëveshje dhe investoi shumë kapital politik në të", shkruan gazeta.

Duke mbyllur derën e zgjerimit, shkruan FT, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat