Ceka: Mos'hapja e negociatave lajm i padëshirueshëm, por pritej

Shqipëria

Ceka: Mos'hapja e negociatave lajm i padëshirueshëm, por pritej

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:54
Neritan Ceka

Historiani, Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se dështimi i hapjes së negociatave nuk ishte i papritur.

Ceka: Lajmi ishte i keq por jo i papritur, ne prisnim më shumë madje dhe Macroni thotë se nuk ishte vetëm ai, por ishte një numër i madh vendesh kundër Shqipërisë dhe më pak ishin kundër Maqedonisë. Ka pasur një diskutim të qartë ku është kërkuar që të kalojë Maqedonia dhe të mbetet Shqipëria dhe Macroni sqaron që një vendim i tillë do të ishte jo i mirë nga pikëpamja gjeostrategjike. Është parë nga kjo pikëpamje po pa përjashtuar dhe përgatitjen e çdo vendi për tu angazhuar sepse nuk është puna që ka ndodhur diçka e pakorigjueshme. Këtu jemi në një proces që pritej në qershor, u shty në tetor, u dha një datë tjetër në maj. Pra mos ta marrim me shumë dëshpërim  dhe me më shumë patetizëm se ç'duhet në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat