Negociatat, Berisha: Ramës dhe gangsterëve të tij, ia plasën derën në fytyrë

Shqipëria

Negociatat, Berisha: Ramës dhe gangsterëve të tij, ia plasën derën në fytyrë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:16
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se BE ia plasi derën në fytyrë kryeministrit Edi Rama dhe pjesës tjetër që ndodhen në pushtet.

Sali Berisha: Edi Ramës dhe gangsterëve të tij në pushtet, atyre që ndërtuan narkoshtetin e parë në Europë ia përplasën derën para fytyrës. Pse Edi Ramës? Europa ka një memorie të sigurtë që nuk duhet të dyshojmë. Europa e ka të qartë se Rama erdhi në pushtet pasi bllokoi vendin e tij. Bllokoi për këshilltarët e Fierit, për tre ligjit që ishin negociuar dhe ishte rënë dakord sepse Drejtori i Zgjerimit, italiani Sanino, ish këshilltar i Romano Prodit erdhi tek unë dhe unë i bëra pa asnjë  lloj vështirësie për të bërë lëshime, mjafton të mbeteshin standarde demokratike. Dhe Rama pranoi çdo fjalë të atyre ligjeve dhe nuk i votoi sepse komplotonte me një person që unë edhe atëherë i kam quajtur potencialisht agjentë rus Stefan Fule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat