Opozita, Kristo: Ky ekip i mykur po prodhon vetëm dështime

Shqipëria

Opozita, Kristo: Ky ekip i mykur po prodhon vetëm dështime

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:02
Erion Kristo

Profesori Erion Kristo i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora e quajti ekip të mykyr elitën drejtuese të opozitës, që sipas ti j prodhon vetëm dështime.

Erion Kristo: Sot PD pasi ka bërë nja tre muaj pushim nuk po shfaqet qartazi përballë shqiptarëve dhe pa asnjë lloj dinamike. Para 6 muajsh unë kam qenë që nuk mjafton denoncimi i aferave të Ramës. Opozita nuk mund të jetë vetëm denoncuese, por edhe propozues. Sot unë në PD nuk shoh një frymë të re që mund ti përcillet shqiptarëve, nuk shoh një ekip të ri qeverisës që mund të jetë alternativa e zëvendësimit të këtij ekipi të mykur që nuk po prodhon asgjë përveç dështimeve.

Shumica e njerëzve thonë a ka njeri tjetër PD në kuptimin e një alternative brenda PD-së. Pra unë isha kundër dorëzimit të mandateve, pro protestave, por elita drejtuese e PD-së nuk mund të vazhdojë thjeshtë Rama-krimi, krimi-Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat