Komente fyese dhe sharje në Facebook/ Ministrja e Shëndetësisë shkarkon nga detyra bashkëshortin e zëvendësministres

Shqipëria

Komente fyese dhe sharje në Facebook/ Ministrja e Shëndetësisë shkarkon nga detyra bashkëshortin e zëvendësministres

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:44
Ministrja e Shëndetësisë shkarkon nga detyra bashkëshortin e zëvendësministres

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar drejtorin në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, fill pas komenteve fyese të këtij të fundit në profilin personal në Facebook.

Në një prej postimet e tij të shumta, ish-drejtori shkruante:

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku t’i keni”.

Sot ka reaguar vetë ministrja Manastirliu, përmes një postimi në Twitter:

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.”

I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë.

Aurel Voda është bashkëshorti i zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda.

Image
Në foto: Ministrja Manastirliu
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat