Sharje të rënda në Facebook, kreu i Kujdesit Shëndetësor, Aurel Voda kërkon falje

Shqipëria

Sharje të rënda në Facebook, kreu i Kujdesit Shëndetësor, Aurel Voda kërkon falje

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 07:10
Aurel Voda

Drejtori i Shërbimit Parësor Spitalor, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Aurel Voda, u shkarkua të mërkurën nga detyra dhe pak orë më pas, përmes një postimi në Facebook kërkoi falje publike, duke shtuar se gjithsesi treni do vazhdojë rrugën.

Shkarkimi dhe më pas ndjesa, erdhën pasi më herët, Aurel Voda, bashkëshorti i zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda bëri komentev në facebook ku kërcënonte dhe ofendonte median, por dhe disa eksponentë të PS-së.

"Ju kërkoj falje publike të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.

Iu kërkoj falje edhe atyre.

Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat