Mblidhet KLP/ Zbardhet propozimi për ngritjen e SPAK me variantin 8+2, çfarë ndodh brenda 30 ditëve

Shqipëria

Mblidhet KLP/ Zbardhet propozimi për ngritjen e SPAK me variantin 8+2, çfarë ndodh brenda 30 ditëve

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 13:47
KLP

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) diskuton edhe për ngritjen e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), strukturë e re e sistemit të drejtësisë në Shqipëri që është kërkuar të ngrihet me tetë prokurorë që kanë kaluar dy shkallet e vetting-ut dhe dy te perkohshem.

Komisioni i Posaçem per ngritjen e SPAK ne Keshill propozoi disa hapa per ngritjen e SPAK.

“Te gjithe anetaret te Keshillit jane dakort se SPAK duhet ngritur sa me shpejt te jete e mundur.  Propozimi i cili ka me marre mbeshtetjen e shumices se anetareve eshte se KLP do te beje emerimin e 8 prokuroreve ne SPAK duke filluar te plotesoje organigramen e SPAK dhe menjehere do te hapet gara per shprehjen interesi per drejtuesin e SPAK e cila zgjat 5 dite. Gjithe hapat te propozuara do te finalizohen brenda 30 diteve”.

Ky propozim u votua me 11 vota pro.

***

Me heret gjate mbledhjes, KLP ka listuar 15 kandidate, tashme 8 prej tyre te vetuar me vendim te formes se prere. Nje prokuror, Ndini Tavani eshte terhequr nga gara dhe tashme eshte rrezuar nga vetingu kurse Besnik Muçi eshte zgjedhur anetar ne Gjykaten Kushtetuese.

Manjola Kajana eshte ankimuar dhe aktualisht eshte ne KPA dhe Anila Jella nuk e ka kaluar KPK, por eshte shtyre seanca degjimore. Anton Martini, Elizabeta Imeraj dhe Doloreza Musabelliu nuk kane kaluar ende fazen e pare te vetingut ne KPK.

Kush janë 8 prokurorët që u zgjatet qëndrimi i përkohshëm në detyrë

Kosta Beluri ne mbledhje propozoi te shtohet ne rendin e dites miratimi i raporteve te vleresimit per 2 kandidate te pranuar ne formimin fillestar ne Shkollen e Magjstratures, Blerina Musabelliu dhe Urim Kalia. Ky propozim u pranua me 10 vota pro dhe 1 kunder (kunder ishte anetari Arben Dollapaj)

Sander Beci propozoi te shtohet ne rendin e dites diskutimi per 2 caktime te perkohshme: Brahim Dragoshi prokuror ne Prokurorine e Gjykates se Apelit Shkoder te vazhdoje te ushtroje perkohesisht funksionin e Drejtuesit te Prokurorise prane Gjykates se Apelit Shkoder dhe Asllan Bajramaj prokuror ne Prokurorine e Shkalles se Pare Permet te vazhdoje te ushtroje perkohesisht funksionin e Drejtuesit te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Permet.

Propozimi i Becit u pranua me 9 vota pro dhe 2 kunder (Arben Dollapaj dhe kreut te KLP Gent Ibrahimi).

Burimet thane se u miratua gjithashtu projekt – akti për caktimin e përkohshëm të Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet me shumice votash projekt – akti për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Miratohet me shumice votash projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Miratohet me shumice votash projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet me shumice votash projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Ylli Pjetërnika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Miratohet me shumice votash projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimit tё përkohshme tё Urim Buci ne detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe rikthimin e tij në detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Miratohet gjithashtu me 9 vota pro dhe 2 kunder ( anetaret Staka dhe Sheshi nuk jane ne salle ne momentin e votimit) raportin per aftesite profesionale te Nezir Gjoka, prokuror ne Prokurorine e Apelit Tirane, i cili pritet te perballet me procesin e vetingut.

Miratohen dy raportet e vleresimit per 2 kandidate te pranuar ne formimin fillestar ne Shkollen e Magjstratures, Blerina Musabelliu (11 vota pro) dhe Urim Kalia ( 11 vota pro)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat