Ditët me diell marrin fund, kur do të nisin reshjet e shiut

Shqipëria

Ditët me diell marrin fund, kur do të nisin reshjet e shiut

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 06:28
Ilustrim

Duket se ditëve të ngrohta me diell i ka ardhur fundi, duke i lënë vendin reshjeve të shiut e temperaturave më të ulëta.

Sipas Meteoalb, java që vjen do të sjell ulje të temperaturave duke shënuar rreth 6-7°C më pak se vlerat e kësaj fundjave, ndërsa të mërkurën e ditët në vijim, priten edhe reshje shiu.

“Kjo fundjavë mbetet me kthjellime, por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave, por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat