Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë nga Franca e Gjermania

Shqipëria

Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë nga Franca e Gjermania

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 15:44
Foto

Policia Kufitare ka riatdhesuar 114 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së. Disa kishin thyer rregullat e qëndrimit në zonën ‘Shengen’, e të tjerëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Operacionet e riatdhesimit janë organizuar në koordinim mes disa shteteve.

"Në kuadër të fluturimeve të përbashkëta organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika", njofton Policia.

Po në këtë kuadër nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë shqiptarë. Disa prej tyre kishin tentuar të hynin në mënyrë ilegale në Angli, ndërsa një pjesë tjetër kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat