Policia aksion në Lazarat, arrestohen 4 persona

Shqipëria

Policia aksion në Lazarat, arrestohen 4 persona

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 08:34
Policia e Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat.

Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Pare Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal;

Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat