Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul e ngre vetë - Bota Sot
Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul e ngre vetë

Shqipëria

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul e ngre vetë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 13:19
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Elisa Spiropalit për reformën zgjedhore. Sipas tij, Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë, nuk ngjan me traun e doganës, ndërsa thekson se Rama ka frikë nga reforma zgjedhore.

“Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪&🇪🇺. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni. Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Bardhi.

Më herët ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagoi lidhur me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ajo thotë se Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës për t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare.

Nga ana tjetër, thotë ajo, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë ka mazhoranca për të humbur me ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat