500 gra dhe vajza të dhunuara dhe trafikuara

Shqipëria

500 gra dhe vajza të dhunuara dhe trafikuara

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

75 gra dhe vajza kanë rënë viktima të trafikimit në Shqipëri dhe po marrin shërbim në qendrat pritëse me qëllim riintegrimin e tyre. Sipas ministres së Shëndetësisë, në total janë 500 gra dhe vajza të dhunuara dhe trafikuara të cilat kanë hyrë në fazën e riintegrimit. Për ministrin Lleshaj reforma në drejtësi do ndikojë në luftën ndaj këtij fenomeni.

Në Shqipëri janë 75 gra dhe vajza që kanë rënë viktima të trafikimit. Tashmë ato kanë hyrë në procesin e riintegrimit në qendrat pritëse e viktimave të trafikimit në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në total 500 gra dhe vajza, nena që kanë statusin të dhunuara apo të trafikuara kanë përfituar nga ndryshimet e bëra në ligjin e asistencës sociale.

Manastirliu: Janë 75 gra dhe vajza që trajtohen në këto qendra. Çdo muaj përfitojnë 500 gra, nëna dhe vajza të cilat janë gra të dhunuara apo të trafikuara.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se Reforma në Drejtësi do krijojë impakt pozitiv specifikisht për trafikimin e qenieve njerëzore.

Lleshaj: Pranohet tashmë që reforma në drejtësi është ajo reformë që do të impaktojë jo vetëm këtë element, por gjithë shoqërinë shqiptare. Ndërkohë ka filluar impakti pozitiv që kjo reformë në vendin tonë.

Gjatë këtij viti në Shqipëri janë evidentuar tentativat e trafikimit të 6 vajzave drejt vendeve të BE-së me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. 4 prej tyre kanë pasur si destinacion Italinë, njëra Francën dhe një tjetër në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat