Tërmetet në Korçë, banorët e Vidohovës apel për ndihmë: Kemi mbetur jashtë - Bota Sot
Tërmetet në Korçë, banorët e Vidohovës apel për ndihmë: Kemi mbetur jashtë

Shqipëria

Tërmetet në Korçë, banorët e Vidohovës apel për ndihmë: Kemi mbetur jashtë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Tërmeti i 1 nëntorit në Korçë thelloi edhe më tepër dëmet në banesat e fshatrat e prekura nga tërmeti i 5 muajve më parë. Në fshatin Vidohovë i cili ndodhet shumë afër epiqendrës së tërmetit dhjetëra shtëpi janë dëmtuar rëndë, duke lënë në qiell të hapur banorët midis të cilëve fëmijë dhe të sëmurë.

Sipas Prefektit  Dhori Spirollari nga tërmeti paraprakisht janë thelluar dëmet në 6 banesa në Qafzezë dhe 4 në Vidohovë. Prefekti tha se janë ngritur grupet me inxhinierë për të evidentuar dëmet e tërmetit të 1 nëntorit.

Tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter goditi Korçës mëngjesin e djeshëm me epiqendër fshatin Miras. Tërmeti i pasuar nga disa pasgoditje të tjera, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat