Italiani zbulon “stilin shqiptar”/ Nuk paguan 25 mijë euro fatura, me vetëm një magnet

Shqipëria

Italiani zbulon “stilin shqiptar”/ Nuk paguan 25 mijë euro fatura, me vetëm një magnet

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 19:31
Nuk paguan 25 mijë euro fatura, me vetëm një magnet

Një resident i Prunetos, me origjine argjentinase është paditur nga karabinierët për vjedhje të rëndë dhe të vazhduar.

Sipas të dhënave të policisë, i akuzuari kishte instaluar një magnet tek aparati që maste sasinë e energjisë elektrike të konsumuar.

Personi i ndaluar nga policia menaxhonte një aktivitet që merrej me reklamime.

Karabinierët dhe teknike të kompanisë energjetike Enel kanë llogaritur se i akuzuari nuk ka paguar 25 mijë euro nga faturat e energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat