E diela nis me shtrëngata dhe… / Ja zonat më të rrezikuara

Shqipëria

E diela nis me shtrëngata dhe… / Ja zonat më të rrezikuara

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Ditët me diell morën fund! Kjo e dielë do të nisë me reshje shiu e shtrëngata, të cilat pritet të jenë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës.

Sipas IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarkun Vlorë ato priten mesatare, ndërsa në qarqet e tjera në përgjithësi të dobëta.

Reshjet

Sot priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës. Në qarkun Vlorë ato priten mesatare, ndërsa në qarqet e tjera në përgjithësi të dobëta.

Intensiteti i reshjeve në Veri do të vijë duke u rritur dhe ato do të të shoqërohen edhe me shtëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 15 / 24 °C

në vendet malore: 9 / 15 °C

Era do te fryje mesatare deri e forte, sidomos në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat