Vrasja në Kavajë, Apeli në Durrës lë në burg Bledar Toçin

Shqipëria

Vrasja në Kavajë, Apeli në Durrës lë në burg Bledar Toçin

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:21
Bledar Toçi

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin, vendim i dhënë Gjykata e Kavjës.

Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit  në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja.

Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm mes të cilëve ishte edhe Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e 3 fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat