Hetimet, 40 persona të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj

Shqipëria

Hetimet, 40 persona të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:22
Arjan Ndoj

Deri tani janë shoqëruar rreth 40 persona që dyshohet se kanë dijeni për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.  Ndërkohë shoqërimet vazhdojnë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila drejton hetimet për këtë ngjarje.

Ora News raporton se grupi hetimor po vazhdon identifikimin dhe  vlerësimin e kamerave të sigurisë në lokalin ku drekonte prokurori para se të bëhej pre e atentatit, por edhe gjithë trajektores që ka ndjekur deri tek mbikalimi i Shkozetit.

Vlerësimi i kamerave do të bëhet për të parë nëse Ndoja është ndjekur që kur ka dalë nga lokali, apo atentatorët e kanë pritur tek mbikalimi i Shkozetit.

Grupi hetimor është duke bërë edhe vlerësimin e provave të tjera, të cilat janë gjetur në automjet, dy kallashnikov dhe dy maska që dyshohet se janë të autorëve.

Po ashtu grupi hetimor ka identifikuar edhe një makinë tip Skoda që është ndaluar pranë vendit të ngjarjes. Për këtë po punohet për verifikimin nëse ka lidhje me autorët, apo ishte rastësisht në vendin e atentatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat