Shqiptarët të varfër, blejnë ushqime me listë

Shqipëria

Shqiptarët të varfër, blejnë ushqime me listë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:07
Ilustrim

Blerja e ushqimeve me listë është kthyer sërish në një shqetësim. Familjarët shprehen se me të ardhurat që kanë nuk mund të sigurojnë produktet bazë, ndaj dhe kërkojnë ndihmë te shitësit në lagje. E në fakt shqetësimi është në periferi të Tiranës dhe në qytetet e vogla.

Deri në sa lekë je futur borxh?

Qytetari: Deri në 200 mijë lekë
Kur i ke paguar?
Qytetari: Kur kam pasur mundësi

Ky është një prej shqiptarëve të cilën edhe bukën mund t'ia sigurojë familjes duke marrë me listë në dyqanin e lagjes.

Në kushtet kur sipas Bankës Botërore 35 për qind e popullsisë jeton në nivelin e varfërisë, veresia po kthehet sërish në fenomen

Sinkron blerësit.

Qytetari: Ka raste që mund të marr.

Sa lekë jeni futur borxh?

Qytetari: Deri në 40 mijë lekë dhe i kam paguar kur kemi marrë rrogën.

 Kryesisht ndihma kërkohet për produktet ushqimore bazë

Konkretisht çfarë marrin njerëzit?

Shitësja: Ushqime

Shitësit shprehen të shqetësuar për shtimin e numrit të blerjes me listë.

Sa është shumë që marrin borxh?

Shitësja: Shuma më e madhe që merr një familje me 8 persona është 400-500 mijë borxh.

Fenomeni i blerjes me listë është më i dukshëm në periferi të kryeqytetit por dhe në qytetet të ashtuquajtura të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat