I refuzohet azili në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36 shqiptarë

Shqipëria

I refuzohet azili në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36 shqiptarë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:28
Pamje nga videoja

36 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë riatdhesuar.

Operacioni i radhës u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare

Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit, nga këta: 31 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar  kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat  në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat