Demaliaj për prokurorin Ndoj: 900 mijë euro për 3 muaj si bën avokati i Trumpit

Shqipëria

Demaliaj për prokurorin Ndoj: 900 mijë euro për 3 muaj si bën avokati i Trumpit

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:22
Ilir Demalia

Analisti, Ilir Demalia, thotë se duhet të kalojnë në sitë vilat e politikanëve në Gjirin e Lalzit.

Demalia: Pse nuk bëjmë ne një vëzhgim te Gjiri i Lalzit, ku i kanë të gjithë politikanët vilat e tyre.Si i kanë marrë këto toka, të kujt kanë qenë këto toka?Në Shqipëri vinë politikanët me duar në xhepa dhe pastaj bëhen agallarë.

Duke komentuar atentatin me armë ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, Demalia në një lidhje me skype për Ora News nga SHBA thotë se si shteti ashtu dhe prokuroria janë pjesë e krimit.

Demalia: Edhe shteti dhe prokuroria janë pjesë  e krimit. Nëse kjo po trajtohet sikur është një goditje ndaj drejtësisë, prokurorisë, ndaj prokurorit është një turp i madh. Këtij prokurori i bëhet atentat dhe në makinë gjendet një njeri i botës së krimit. Çfarë lidhje ka një prokuror me kriminelin?E gjitha vjen si shkak i botës kriminale dhe njerëzve të kontrolluar nga bota e krimit që kanë kapur sot drejtësinë, shtetin, administratën dhe gjithçka.

Për Demaliaj, atentati ndaj Ndojës është vetëm fillimi i përplasjes së shtetit me bandat, ndërsa pikëpyetje ngre edhe mbi integritetin e prokurorit.

Demalia: Kur shteti është implikuar me banda kriminale dhe pazaret prishen atëherë fillojnë vrasjet. Në Shqipëri do të fillojë vrasjet në rangjet e larta të drejtësisë dhe të politikës. Tani nuk i përgjigjet më shteti krimit, e ka vënë përfund krimi shtetin. Për çfarë drejtësie bëhet fjalë? Ky prokuror duhet të ishte para drejtësisë dhe ky është prokuror që do të mbrojë drejtësinë. Kur deklaron 900 mijë dollarë për 3 muaj si avokat, nuk i bën avokati i Donald Trumpit. Po e marrim të vërtetë sikur i ka bërë, ky duhet të futet në burg për evazion fiskal.Nuk është vetëm ky, është i gjithë sistemi i drejtësisë dhe policisë.Si i bëjnë pasuritë këta me rroga?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat