70-vjetori i teatrit “Migjeni”, Meta i akordon titullin “Nderi i kombit”

Shqipëria

70-vjetori i teatrit “Migjeni”, Meta i akordon titullin “Nderi i kombit”

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Në 70-vjetorin e krijimit të teatrit të parë shqiptarë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i akordoi këtij institucioni titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë figura të shquara të artit dhe kulturës në Shqipëri si dhe miq të teatrit.

Datëlindja e 70-të e teatrit është një moment i veçantë edhe për aktorët që ndër vite janë ngjitur në këtë skenë.

Pas 32 vjetësh punë, shkrimtari Xhahid Bushati promovoi edhe librin e tij kushtuar teatrit “Kujtesa e një qyteti”, ndërsa u nderuan me titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Urdhri i kalorësit të flamurit” disa prej artistëve të Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat