Digjet magazina e instalimeve elektrike në Shijak

Shqipëria

Digjet magazina e instalimeve elektrike në Shijak

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë në Shijak.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një magazinë instalimesh elektrike në Sallmone te 4 rrugët e Shijakut.

Bëhet me dije se drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikës.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve.

Zjarri nuk rrezikon asnjë objekt aty pranë pasi ndodhet në distancë të largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat