Holanda zbut tonet për negociatat: Arritje, procesi i vetingut

Shqipëria

Holanda zbut tonet për negociatat: Arritje, procesi i vetingut

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:20
Stef Blok

Për Holandën, moszbatimi i ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar ishin disa nga fushat që kërcënuan aspiratat e vendit për negociatat në muajin tetor. Ministri i jashtëm holandez pranon tani se vendi ka bërë progres dhe inkurajon mbylljen e reformave pezull për të hapur bisedimet në vitin 2020.

Holanda ka zbutur tonet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen europiane.

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, në një intervistë për gazetën serbe Danas, theksoi të hënën se BE-ja nuk ka dyshime për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por reformat e ndërmarra nga dy shtetet janë të pamjaftueshme.

"Ne i mirëpresim hapat pozitivë të Shqipërisë. Arritje e veçantë është procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo reformat domethënëse ligjore dhe themelimi i institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, përpara hapjes së negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë," deklaron ministri Blok.

Kryediplomati holandez shton se tema e negociatave do merret në konsideratë vitin e ardhshëm, dhe se kjo periudhë duhet të shfrytëzuar nga qeveritë për të bindur shtetet më skeptike me reforma të tjera.

Blok beson se rreziku i tundimit të rajonit nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia është i ulët edhe tani që perspektivat integruese të tij janë në pritje.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, politikani holandez ndan qëndrimin kundër idesë së shkëmbimit të territoreve në baza etnish ndërsa fton palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me ndërmjetësinë e Brukselit apo edhe të Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat