Përmbytjet, Ferruni: Epidemia e hidrocentraleve, pasojë negative për të ardhmen

Shqipëria

Përmbytjet, Ferruni: Epidemia e hidrocentraleve, pasojë negative për të ardhmen

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 17:38
Lavdosh Ferruni

Shirat e shumtë kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të konsiderueshme të vendit. Për të folur për situatën aktuale dhe shmangien e përmbytjeve, ambientalisti Lavdosh Ferruni nga studio e lajmeve në RTV Ora bëri thirrje për marrjen e masave në vendin ku buron lumi.

Ferruni tha se epidemia e hidrocentraleve është një tjetër problem aktual dhe pasojë negative për të ardhmen e vendit.

Ferruni: Duhen marrë masa jo aty ku lumi zbrazet, por aty ku lumi buron. Një nga problemet e mëdha që kemi ne tani është fenomeni i epidemisë së hidrocentraleve, që është me pasoja negative për të ardhmen, jo vetëm për komunitetet që janë drejtpërdrejt të afektuar nga ky problemi i hidrocentraleve për arsye se i merret uji. Mund të ketë probleme për ujin e pijshëm. Mungesë uji të pijshëm në një vend si Shqipëria me shumë ujëra nuk duhet të ndodhë. Por ky fenomeni i hidrocentraleve ku e merr të gjithë sasinë e uji dhe me një kontratë 30-vjeçare, jo vetëm që i provon këto komunitete nga uji i pijshëm dhe ujitja.

Më tej ambientalisti u shpreh se banorët tashmë nuk po gënjehen më me një rrugë që bënte firma e ndërtimit, por kanë filluar të reagojnë për dëmet që u shkaktohen.

Ferruni: Ka rrezik që ne si vend të kemi konflikte sociale. Kanë filluar konfliktet sociale. Tashmë komuniteti i banorëve ka kuptuar që gënjeheshin me një skemë, me një rrugë që bënte firma dhe binin në qetësi. Tani kanë filluar të evidentohen fenomenet e dëmeve që shkaktohen. Komunitetet kanë filluar të reagojnë dhe do të agravohet kjo situatë në të ardhmen për sa kohë epidemia vazhdon të ketë efektin e vet dhe nuk ka masa mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat