Salianji: Kemi 6 vite që janë vërtetuar akuzat tona, Shima: Nuk mjaftojnë akuzat, bindni votuesit

Shqipëria

Salianji: Kemi 6 vite që janë vërtetuar akuzat tona, Shima: Nuk mjaftojnë akuzat, bindni votuesit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 07:06
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” u përfshi në debat me drejtorin e Informacionit të RTV Ora, Brahim Shima.

Salianji deklaroi se prej 6 vitesh opozita ka vërtetuar denoncimet e saj, ndërsa për Shimën PD nuk duhet vetëm të bëjë akuza, por të fitojë dhe të bëjë për vete publikun.

Pjesë nga debati: 

Salianji: Çfarë lëvizje pritet nga opozita? Se ne protestë po, propozim kemi vetting për politikanët, i kemi futur në burg këta kur kemi qenë në qeverisje.

Shima: Bëje votuesin për vete. Nëse nuk e bën votuesin për vete nuk bën.

Salianji: Po çvotues për vete, ky ti vjedh votat. Me armë do vete?

Shima: Binde votuesin të vijë to votojë.

Salianji: Qytetarët shqiptarë thonë në masë që kundërshtojnë këtë qeveri. Nuk numërohet vota.

Shima: Atëherë të votojnë këta si qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat