Ngjarja e Shkozetit/ Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit e prokurorëve të inkriminuar

Shqipëria

Ngjarja e Shkozetit/ Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit e prokurorëve të inkriminuar

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin e Shkozetit ku ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…

dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat