Lidhja fisnore me deputetin socialist, Basha për arrestimin e Rrajës: Poshtërim i Partisë Socialiste

Shqipëria

Lidhja fisnore me deputetin socialist, Basha për arrestimin e Rrajës: Poshtërim i Partisë Socialiste

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:35
Lulzim Basha

Arrestimin e Redjan Rrajës për atentatin e Shkozetit, kryeopozitari Lulzim Basha e konsideroi vazhdim të poshtërimit të Partisë Socialiste dhe qytetarëve shqiptarë. Redjan Rraja ka lidhje fisnore me deputetin socialist, Rrahman Rraja, dhe ka qenë i përfshirë së bashku me djalin e deputetit në skandalin e Xhisiela Malokut.

Sipas Bashës, atentati i fundit është përplasje midis bandave në pushtet dhe kjo tregon se duhet një ndryshim i menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme që do i kthejnë dinjitetin qytetarëve.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që është një përplasje midis bandave në pushtet. Është tregues i qartë për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme që do t’i kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës, do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në Qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur, është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe të vërtetave të hidhura si kjo që është shpalosur sot, por edhe e zgjidhjeve që duhet të prodhojnë një Qeveri dhe një Parlament që të përfaqësojë interest e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, deklaroi Basha nga selia blu./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat