Në mediat greke është shpërndarë fotoja dhe të dhënat e Esperanca Mustafës, vajzës shqiptare e cila jeton me familjen e saj në Kretë të Greqisë dhe prej disa ditësh është raportuar e zhdukur.
Prej mëngjesit të së dielës, nuk ka ende rezultat mbi kërkimet e nisura nga policia greke për 18- vjeçaren.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, Esperanca Mustafa është 1.55 metra e gjatë, me flokë dhe sy të zinj.
Ditën që ajo është zhdukur, kishte veshur një palë tuta të zeza, atlete të zeza dhe një bluzë.
18-vjeçarja ditën që u largua nga shtëpia kishte thënë se do të shkonte në parukeri.