Atentati në Shkozet, Basha: Redjan Rrahja i lidhur me bandat e pushtetit

Shqipëria

Atentati në Shkozet, Basha: Redjan Rrahja i lidhur me bandat e pushtetit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:06
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, në një takim me të rinjtë në kuadër të nismës së re “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Në takimin e dytë me studentët, Basha tha se rruga e Shqipërisë për në Europë ka 5 vite që është mbyllur dhe kjo tregohet që nga dështimi i hapjes së negociatave dhe nga emigrimi masiv i të rinjve.

Gjatë fjalës së tij Basha përmendi dhe ngjarjen e fundit në lidhje me lajmin e arrestimit të Redjan Rrajas. Ai tha se ky person është i lidhur me bandat e pushtetit.

“E gjitha është luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë. Natyrisht ky është një lajm i rëndë, i cili nuk i bën aspak mirë gjendjes së vendit që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social, mbi të gjitha ekonomik”, deklaroi kreu i PD

Në lidhje me arsimin kreu i opozitës tha se mundësitë për të investuar janë por nuk ka vullnet nga ana e qeverisë.

“Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 milionë euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman – gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i çoja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i çon kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat