Vila tek “oligarkët”, Basha i përgjigjet akuzave: Përpjekje cinike e Ramës për të zhvendosur vëmendjen

Shqipëria

Vila tek “oligarkët”, Basha i përgjigjet akuzave: Përpjekje cinike e Ramës për të zhvendosur vëmendjen

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:54
Lulzim Basha

Në përfundim të takimit me të rinjtë në Korçë, kreu i opozitës Lulzim Basha është pyetur nga mediat në lidhje me lajmin dhe akuzat se ka përfituar një vilë ku është zhvendosur së fundmi. Ai tha se kjo është një gënjeshtër dhe përpjekje cinike e kryeministrit Rama për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga skandalet e qeverisë.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.

Së fundmi Basha është sulmuar në lidhje me një vilë në një kompleks të njohur në periferi të Tiranës. Basha u akuzua se teksa sulmon “oligarkët” vetë ka marrë një vile në kompleksin e ndërtuar prej njërit prej tyre. Kujtojmë se Basha e ka sulmuar gjithashtu si të tjerë eksponentë të opozitës, ndërtuesin e këtij kompleksi vilash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat