Avni Delvina: Kam një simpati historike ndaj doktor Berishës

Shqipëria

Avni Delvina: Kam një simpati historike ndaj doktor Berishës

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Avni Delvina

Piktori i shquar Avni Delvina nga studio e emisionit “Tempora” shfaqi publikisht simpatinë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se këtë simpati ka pasur edhe nëna e tij e ndjerë, e cila mendonte se Berisha ishte i vetmi që mund të përballonte “ata”.

Sonila Meço: Edi Rama për ju është i majtë?

Avni Delvina: Nuk kam ndonjë opinion të qartë për Edi ramën, besoj edhe ju vetë nuk e keni.

Sonila Meço: Sali Berisha është i djathtë?

Avni Delvina: Në pozicionin dhe historinë shqiptare është munduar me mundësitë e tij të mbi ekzistojë në këtë drejtim. Sigurisht brenda një kufiri të caktuar. Nuk e quaj veten të paanshëm. Kam një simpati historike ndaj doktorit edhe nëna ime e ka shumë simpati. Dikur e kritikonim, mamaja ime ka qenë një grua kurajoze dhe në Itali kur po e kritikonim me disa miq na tha mos e kritikoni Sali Berishën është i vetmi që mund të përballet me ata. Kush janë ata edhe ti mund të fantazosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat