Bushati: Nuk e kemi gati buxhetin e 2020; Gjoni: Kjo është tragjike!

Shqipëria

Bushati: Nuk e kemi gati buxhetin e 2020; Gjoni: Kjo është tragjike!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:46
Ervin Bushati

Deputeti socialist, Ervin Bushati deklaroi se qeveria nuk e ka ende gati buxhetin e shtetit për vitin 2020.

Për juristen Edlira Gjoni ky fakt ishte tragjik për shqiptarët. Deklaratat u bënë në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora.

Pjesë nga diskutimi: 

Gjoni: Ju nuk e keni dokumentin e buxhetit për vitin tjetër akoma?

Bushati: Jo s'ka dalë.

Tabaku: Duhet të ishte miratuar me datë 1 nëntor, është duke u diskutuar në parlament dhe qeveri. Ka shkuar në parlament, Bushati e ka, siç e kam edhe unë, por nuk pranon ta diskutojë.

Bushati: Nuk ka kaluar as në qeveri.

Tabaku: Nesër pasdite kalon në parlament.

Gjoni: Për mua do ishte tragjike që një deputet nuk e ka akoma projekt buxhetin.

Bushati: Nuk e ka qeveria.

Gjoni: Po çfarë thua? Është tragjike. Duhet ta kishim ne këtë kohë më përpara dhe jo më ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat