Atentati në Shkozet, shoferi i prokurorit ende në rrezik për jetën

Shqipëria

Atentati në Shkozet, shoferi i prokurorit ende në rrezik për jetën

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:45
Arjan Ndoja

Si pasojë e plumbave të atentatit të 1 nëntorit pranë mbikalimit të Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij që po ashtu ndodhej në automjet së bashku me të, Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit, si edhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku.

Burime për ‘News24’ thonë se ndërsa Ndoji dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën, gjendja e shoferit është më e rëndë.

Mjekët thonë se ai është në gjendje të rëndë dhe vijon te mbahet nën kontrollin intensiv të mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë.

Parametrat e tij jetesorë janë stabël, është i ndërgjegjshëm, por për fat të keq Maloku një pjesë të trupit e ka ende te paralizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat