Në Shqipëri nga 1 janari shërbime online të detyrueshme për çdo institucion shtetëror

Shqipëria

Në Shqipëri nga 1 janari shërbime online të detyrueshme për çdo institucion shtetëror

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se nga data 1 janar 2020 do të fillojnë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet.

Ai këto komente i bëri gjatë aktivitetit të përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

Kreu i qeverisë u shpreh se me këtë sistem çdo institucion do të jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje, për të aplikuar për një licencë, për një autorizim, për regjistrimin e një ndërmarrje, të cilat i japin institucionet e shtetit.

“Për të mos pasur më radha, më situata të panumërta pritjeje e zvarritjeje dhe për të krijuar mundësinë që çdo kush që kërkon shërbim në çdo institucion që jep shërbim për publikun me përjashtim të pak institucioneve që ende nuk e kanë mundësinë ta marrin aplikimin online për shkaqe objektive, të aplikojnë online dhe të marri me telefon përgjigjen që çfarë i ka kërkuar është gati”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat