Atentati ndaj prokurorit, çfarë deklaroi në polici Redjan Rraja! Prova që “e fundosi”

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit, çfarë deklaroi në polici Redjan Rraja! Prova që “e fundosi”

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:50
Arjan Ndoj

Dalin detaje të reja lidhur me të ndaluarin e vetëm për atentatin e 1 nëntorit pranë zonës së Sukthit, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj dhe dy të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 34-vjeçari ka mohuar që të ketë gisht në ngjarje dhe ka deklaruar se gjithçka e ka mësuar nga media.

“Nuk i njoh personat e përfshirë në ngjarje. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke udhëtuar në itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, është shprehur Rraja.

Gjatë ditës së sotme ai do të njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, teksa Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”.

Kjo pasi ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes së funksionarit publik”, “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i tij u bë pasditen e së hënës duke tentuar të largohej drejt Malit të Zi.

Shkak për rënien në gjurmët e 34-vjeçarit u bënë një palë syze të gjetura në makinën tip ‘Benz’ me targa AA 234 LM, të cilën atentatorët e braktisën pas ngjarjeve.

Pikërisht shenjat e gishtave të gjetura në syze e “morën më qafë” Rrajën, pasi përkonin me të tijat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat