Babai i Alvin Berishës: Djali im është akoma në kamp

Shqipëria

Babai i Alvin Berishës: Djali im është akoma në kamp

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:12
Afrim Berisha, Alvin Berisha

Afrim Berisha, babai i 11 vjeçarit Alvin Berisha ka përgënjeshtruar sot lajmin e shpërndarë në mediat shqiptare të martën se djali i tij ka dalë nga kampi i të burgosurve Al Hol në Siri.

Në disa komente në rrjetet sociale, Berisha shkroi se lajmi nuk është i vërtetë dhe se po merret akoma me letrat për të nxjerrë Alvinin nga kampi.

Ai shkroi në rrjetet sociale: "Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti."

Në një tjetër koment shtoi: "Nuk është e vërtetë që Alvini është jashtë kampit. Alvini është akoma më kamp. Mos jepni lajme të kota, ok. Shumë faleminderit."

Lajmi për nxjerrjen e Alvin Berishës u dha nga disa media në gjuhën arabe dhe më pas u publikua në mediat shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat