Nuk ju premtojmë se do t’i mbani dot lotët; ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani dhe surprizon të ëmën!

Shqipëria

Nuk ju premtojmë se do t’i mbani dot lotët; ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani dhe surprizon të ëmën!

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkëlqim Hoxha është një prej ushtarëve të shumtë të cilët prej kohësh kanë  shkuar me mision në Afganistan.

I riu nga Shqipëria pasi ka kryer shërbimin ushtarak që ka si mision të rrisë nivelin e sigurisë dhe të përmirësojë ndjenjën e mbrojtjes tek popullata afgane, është kthyer në Atdhe pa lajmëruar të afërmit.

Menjëherë pasi ka prekur tokën mëmë, Shkëlqimi ka mbajtur frymën për tek puna e nënës së tij për t’i bërë asaj surprizën e bukur.

Ministrja e Mbrojtjes ka ndarë në rrjete sociale momentin prekës kur i biri surprizoi të ëmën teksa ju shfaq fare papritur në ambientet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat